Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.
Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qendrore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit "Pranvera".
Burimet thonë se ngjarja është vënë re nga punonjës të postës dhe kalimtarë por që asnjë nuk ka reaguar përballë autorëve edhe për shkak se mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda një kohë shumë të shkurtër.
Autorët që sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë.
Policia e Durresit në një njoftim paraprak për rastin thotë se po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë.
Burime të Ora News thonë se në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh.
Përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë ose nga SHISH, ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.
Njoftimi i policise: Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitet-posta-sekrete-e-prokurorise-se-durresit