Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon" /> Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon"/>

Ora News - Shkarkohet prokurori i dosjes së "21 janarit", Cama: Do flas pas njohjes me vendimin

2018-07-12 0

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, njëherazi kandidat për KLP.

Sikundër në seancën dëgjimore të së mërkurës, prokurori Cama i cili ka hetuar edhe dosjen e 21 janarit, kishte zgjedhur të ishte vetë në salle dhe pa avokat.

Trupa Gjykuese përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Pas vendimit, Adriatik Cama në një prononcim për gazetarët tha se do të apelojë vendimin.
Cama: Do ta ndjek në të gjitha shkallët për të kërkuar të drejtën time e cila më takon.

I pyetur nëse u zhgënjye nga vendimi i KPK-së, prokurori pati këtë përgjigje: Nuk mund të them, pasi të njihem me vendimin patjetër që do të jap konsideratat e mia.

Gjatë leximit të raportit dje, relatorja e çështjes Pamela Qirko deklaroi se për këtë prokuror janë konstatuar probleme ne deklarimin e pasurisë, por edhe në pastërtinë e figurës së tij.

Sipas relatores në raportin e DSIK-së thuhet se prokurori ka qenë i përfshirë në një çështje korrupsioni në vitin 2005 kohë kur ka qënë në krye të prokurorisë së Lushnjes.

Sipas relatores DSIK ka arritur ne konkluzionin se prokurori Camaj nuk është i përshtatshëm për të vijuar detyrën pasi bie pre e presioneve të grupeve kriminale.

Këto konkluzione janë kundërshtuar nga vete prokurori i cili kërkoi rikonfirmimin në detyre duke i rikujtuar trupës së KPK-së vitin 1997 kur ai ka vijuar të kryeje detyren pavaresisht se shteti kishte rënë, si dhe hetimin e dosjes së 21 janarit ku prova e gjetur prej tij ka zbardhur këtë ngjarje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohet-prokurori-i-dosjes-se-21-janarit