Me urdhër të kryprokurores Arta Mark" />
Me urdhër të kryprokurores Arta Mark"/>

Ora News - Shkarkohet prokurori Besim Hajdarmataj i dosjes "Tahiri"

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me urdhër të kryprokurores Arta Marku, është larguar nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Hajdarmataj do të vijojë qëndrimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por në pozicionin e prokurorit. Në vend të tij, Marku ka komanduar prokuroren Donika Prela.

Prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit, detyrë e cila i eshte ngarkuar Anita Jellës.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme thotë se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.

"Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-prokurori-besim-hajdarmataj-i-dosjes-tahiri