Akademia e Shkencave shpalli gjashtë autorët e nominuar për konkursin për veprën më të mirë monografike dedikuar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare autorët shqiptarë janë Aurel Plasari për veprën ?Skënderbeu, një histori politike?, Kasem Biçoku me veprën ?Toponimet mesjetare për studimet historike?, Petrika Thëngjilli me veprën ?Skënderbeu, arritje, mangësi pikëpamje të ndryshme. Për veprën me të mirë shkencore ose dokumentare shkruar nga autorë të huaj, shqip ose në gjuhë tjetër janë përzgjedhur tre autorët, që janë; Jose Manuel Floristan, me veprën ?Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë, Lucia Nadin (Luçia Nadin) me veprën ?Shqipëria e rigjetur? dhe Oliver Schmitt (Oliver Shmid) me veprën ?Shqipëria venedikase? sjell në shqip nga Adrian Klosi. Këto vepra janë përzgjedhur nga 30 të tilla, që u paraqitën në këtë konkurs. Për secilin çminim vlera është 500 000 lekë. Historiani Pëllumb Xhufi i konsideron aktivitetet për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut një rast shumë të mirë, për shkencat albanologjike.