A1 Report - Speciale/Universiteti "Zoja e Keshillit te Mire" pike reference per mjeket e rinj

2015-08-21 13

TIRANE- Dhjetë vjet pasi hapi dyert për të pritur studentët e parë në Mjekësi, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ia ka arritur të shndërrohet në një pol ekselence midis universiteteve shqiptare.

Si çdo vit ky universitet, me një emër të konsoliduar në Shqipëri dhe jashtë saj, ka organizuar gjatë kësaj të mërkure, sipas traditës së universitetit, ceremoninë e përurimit të vitit të ri akademik 2013-2014.

Rektori i Universitetit, Paulo Ruatti, gjatë aktivitetit ka garantuar ky institucion do të vazhdojë të punojë me pasion për përgatitjen e specialistëve të mirë në të gjitha fushat që ata ofrojnë.

"Siç edhe është konstatuar edhe nga aktorët poltikë në Shqipëri ne punojmë me pasion në këtë universitet me të rinjtë shqiptarë. I rëndësishëm është fakti i sjelljes në Shqipëri të përvojës së universiteteve italiane me profesorë italianë, me pak fjalë mësimdhënie në nivel europian, duke u siguruar kështu atyre që ndjekin studimet tek ne që nesër të jenë specialistë të mirë dhe të zotë dhe diploma e tyre të njihet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e BE", Paulo Ruatti, Rektor i Universitetit katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".


Në 10-vjetorin e Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" kanë marrë pjesë edhe ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, dhe ai i BE, Ettore Sequi, që kanë vënë theksin se ky institucion i arsimit të lartë tashmë po shërben edhe si një urë lidhëse mes kulturave të dy vendeve.

"Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" tashmë është edhe një urë kulturore lidhëse mes dy vendeve, dhe po ndihmon në forcimin e lidhjeve tona. Në këtë kuptim shqiptarët kanë më shumë informacion për Italinë, por italianët jo dhe aq shumë për Shqipërinë. Por falë këtij universiteti tashmë edhe kjo po kapërcehet. Ashtu siç u theksua edhe nga personalitete që folën para meje tashmë ky universitet është kthyer në një pol reference dhe falenderoj për këtë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për rritjen e tij", Massimo Gaiani, ambasador i Italisë në Tiranë.

"Unë dua të falenderoj të gjithë për punën e bërë në këtë universitetet. Doja të theksoja se Europa nuk është vetëm koncept gjeografik, por është edhe histori, dhe kulturë e çdo vendi dhe në këtë kuptim ky universitet që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Nga ana shpirtërore Europa është e bashkuar, nuk është e bashkuar nga ana materiale. Dhe ky universitetet, si një urë lidhëse, këtë po bën: po na bashkon edhe nga ana materiale", Ettore Sequi, ambasador i BE në Tiranë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka vënë theksin tek bashkëpunimi me sektorin jopublik, për të garantuar suksesin e reformës së nisur për transformimin e sistemit shëndetësor.

"Kam kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në këtë ceremoni përuruese të fillimit të vitit të ri akademik, dhe posaçërisht, në përvjetorin e dhjetë të një institucioni tashmë të mirënjohur për përkushtimin dhe devotshmërinë e spikatur në mësimdhënien dhe edukimin e gjeneratës së re të mjekëve e profesion...