Ky 20-vjeçar është një prej 60 vrojtuesve të vijës bregdetare në Vlorë. Ai tregon se si ishpëtoi jetën një 20-vjeçareje, e cila rrezokohej të mbytej në zonën e plazhit të ri në Vlorë.
"Ariel Lamaj kishte probleme, e pashë që nuk po rrinte në ujë si të gjithë pushuesit e tjerë, kur e nxorrëm kishte mungesë të frymëmarrjes".
Referuar ngjarjes së regjistruar në bregdetin e Vlorës këtë fillimjave, por edhe atyre me humbje jete në plazhet e tjera në vend, Kreu i Federatës së Vrojtuesve të Plazheve në Vlorë thekson rëndësinë për rritjen e numrit të këtyre punonjësve.
Por jo në pak raste, bizneset nuk kanë plotësuar detyrimet e kontratës me Bashkinë e vlorës, që e detyron qiramarrësin të ketë vrojtues në plazhin e tij. Sipas kryebashkiakut të Vlores Dritan Leli, në këto raste është bllokuar aktiviteti deri në përmbushjen e detyrimeve.
Gjatë fundjavës, 3 persona u mbytën në bregdetin shqiptar, si pasojë e mungesës së vrojtuesve në plazhe.