LSI i përgjigjet PS, Naço thumbon KLD: S’kemi vota që gjyqtarët ti emërojë llumi i drejtësisë

2018-07-09 0

TIRANE-Opozita bojkotoi sot Kuvendin me arsyetimin se ditën e enjte në seancën e kaluar ligji për teatrin kombëtar kaloi me vota të manipuluara. Por duket se shkak për bojkotin është bërë ligji për magjistratët që është në rendin e ditës. Ligji kërkon 84 vota, shumica ka vetëm 79, ndërsa opozita nga frika e rrjedhjes e ka bojkotuar. Balla i bëri thirrje LSI që të votonte ligjin, pasi mandatin e kaluar kur ishin bashkë në koalicion e kishte miratuar. Por deputeti i LSI, Naço reagoi menjëherë përmes një deklarate për mediat duke sqaruar arsyet se përse forca e tij politike është kundër. Gjithashtu, Naço u shpreh se KLD është ?llumi? i drejtësisë, por në krye të këtij institucioni është ish-kryetari i LSI, Presidenti Meta.

Në thelb është fakti që në mungesë të KLGJ dhe KLP kërkojnë që ne të kthemi 180 gradë pas që ti japim të drejtën KLD. Unë personalisht dhe në emër të grupit të LSI nuk kam pranuar që të votoj nenin 1, që t?i japim edhe njëherë mundësi KLD, këtij këshilli të anetemuar nga ne dhe ndërkombëtarët nga emërimet nepotike. Këtij këshilli i propozova 44 gjyqtarë për shkarkim, por nuk më mbështeti, po ashtu edhe ministres aktuale të Drejtësisë. Si mundet t?u japim mundësi këtyre anëtarëve të KLD, llumi i drejtësisë, që t?u kërkojnë ndere magjistratëve. Unë personalisht dhe grupi i LSI nuk mund të votojmë nenin 1, pra 160, që ka të bëjë me emërimin e studentëve magjistratë. Ligji i vjetër parashikonte që shkarkimit ti bënte prokurorja e përgjithshme, por ajo që do i emërojë sot do u kërkojë votën më vonë. Në komisionin e ligjeve që numri 25, të shkonte në 50 në shkollën e magjistraturës, pasi një pjesë e gjyqtarëve do të largohen. Por u hoq viti akademik 2018-19, pasi nuk duan që reforma të ecë para, nuk duan të krijohet KLGJ dhe KLP. Frika nuk është e opozitës, por e shumicës, janë ministrat e shumicës që janë vendosur para drejtësisë.