Ora News - Lu: Kapni peshqit e mëdhenj, mungesë aftësie ose vullneti për mos arrestimin e Balilit

2018-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu hodhi kritika të forta në drejtim të autoritetet për mos arrestimin e Klement Balilit, duke theksuar se autoritetet "nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin" për ta arrestuar.

Lu: Shpresojmë që në ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe ish-kryeprokurorit.

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht. Të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilit. Dy vite më parë DEA bashkëpunoi me autoritetet greke. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg plus. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit në mënyrë të pamëshirshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lu-kapni-peshqit-e-medhenj-mungese-aftesie-ose-vullneti-mos-arrestimin-e-balilit