Debatet, më jep fjalën dhe mos më ndërprit”, Vokshi-Kumbaros: Këtu drejtoj unë, kryeseksere

2018-07-02 1

Në mbledhjen e radhës së Komisionit të Medias mungesa e ministres Mirela Kumbaro, është kthyer në objekt debati mes deputetëve të pranishëm.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë për projektligjin për Teatrin, duke thënë se do të vjedhë. Sipas Vokshit, mbledhjet janë vendosur qëllimisht ngjitur me njëra-tjetrën për të shmangur debatet.Ministria e Kulturës është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të Medias ku do të diskutohej projektligji për Teatrin e Ri Kombëtar. Nuk kanë munguar replikat me Vokshin. 

Replikat e plota:

Vokshi: Po vidhni pronën, po i kërkoj ta tërheqim këtë projektligj. Zoti Ylli mos më bërtit.

Ylli: Lëreni ministrën të flasë. 

Kumbaro: Mos më ndërprit.

Vokshi: Zonja ministre po iu bëj thirrje tërhiqni projektligjin, për hir të asaj karrikeje. Jeni akoma në kohë për e të shpëtuar dinjitetin tuaj. Mos bëni kryesekretaren e kryehajdutit. Tërhiquni! Po vjedh pronën publike në mes të Tiranës. A do të tërhiqeni nga projektligji?

Kumbaro: Do të përgjigjem kur të më pyesni për temën e ditës. Më jep fjalën dhe mos më ndërpre. 
Vokshi: Këtu drejtoj unë!

Free Traffic Exchange