Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, " />
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, "/>

Ora News-Felaj nuk i jep fjalën, Noka i "rrëmben" mikrofonin: Nuk më ndalon dot fjalën Salmonela!

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj dhe nënkryetari i komisionit Flamur Noka janë përfshirë në debat mes tyre ndërsa numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes po raportonte për përballimin e përmbytjeve të fillim dhjetorit.

Shkak është bërë mosdhënia e fjalës për zotin Noka. Ky i fundit tërhoqi forcërisht mikrofonin.

Debatet vijuan derisa deputetët e mazhorancës u larguan nga mbledhja. Ora News zbardh debatin në Komision.

Felaj: Fjalën e ka kërkuar zoti Murrizi. A mundem ta dëgjoj?

Noka: Dua të flas.

Felaj: Një minutë, të më thojë ai që nuk do të flas.

Noka i tërheq me forcë mikrofonin Felajt

Felaj: Ça është kjo histori?

Noka:Kur të them unë do të flas.Kur të kërkoj unë fjalën nuk bëhet fjalë me thënë nuk ka fjalë.

Felaj: Lëri këto sjellje se nuk të pinë ujë.

Noka: A ka mundësi, pusho!

Felaj: Turp për ty!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/felaj-nuk-i-jep-fjalen-noka-terheq-mikrofonin-do-te-flas-une