Ora News- Sekuestrimi i 3.4 mln eurove, porositësit nuk figurojnë në TIMS

2018-06-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër personat e arrestuar për 3.4 milion eurot do të dalin të enjten para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa policia po vijon kërkimet për dy të shpallurit në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi, që besohet se kanë qenë porositës të sasisë monetare.

Verifikimi në sistemin Tims nuk ka dhënë rezultat pasi dy kushërinjtë Vladi nuk kanë rezultuar të kenë përdorur ndonjë pikë kufitare për të dale jashtë vendit që gjë shton dyshimin se ata mund të jenë larguar ilegalisht ose mund të fshihen brenda vendit.

Pavarësisht kësaj në të gjitha pikat kufitare janë shpërndarë fotot e tyre si dhe të dhëna të tjera për të bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin në rast se tentojnë të kalojnë.

Ndërkohë katër të arrestuarit janë rimarrë sërisht në pyetje edhe gjatë të mërkurës por i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme duke mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të ndodhura në dy automjetet që vinin nga Belgjika.

Paralelisht po vijojnë hetimet edhe ne lidhje me dekonspirimin e operacionit. Drejtoria e standarteve profesionale në policinë e shtetit ka nisur procedimin disiplinor edhe per disa efektive të policisë kufitare në durrës dhe krimit ekonomik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eurot-kontrabande-neser-masa-e-sigurise-kater-te-arrestuarit