Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, ka zgjedhur ta ndjekë ndeshjen Zvicër-Kosta Rika, në Presidencën shqiptare pas ftesës së presidentit Ilir Meta.
Në një prononcim për Report Tv, Istrefi ka thënë se ndihet krenare për shqiptarët e tjerë që janë pjesë e kampionatit botëror. Istrefi ka treguar se lojtari i preferuar në këtë botëror është Lionel Messi. Ajo ka siguruar të gjithë fansat shqiptarë se do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë mbyllëse të kampionatit botëror.
S?keni pse u mërzit se në finale kam me performu. Emocion i veçantë edhe ndihem shumë krenare. Ndihem shumë shumë mirë për sukseset e shqitparëve të tjerë. Shpresoj që Messi të jetë mbreti i botës.
Era Istrefi, këngëtare