Rama para Ajalës: "Uroj që AK të bëhet pjesë e frontit opozitar"

2015-08-21 4

TIRANE- Partia Socialiste synon formimin e një koalicioni të madh opozitar kundër Sali Berishës. Përpara sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala Rama tha se bashkimi me LSI-në është një koalicion shumë më i madh, i cili do të zgjerohet dhe më tej, përballë kundërshtarit të vetmuar Sali Berisha.

"Sot jemi një koalcion shumë i madh, përballë kemi një kundërshtar të vetmuar. Ne jemi të vendosur të zgjerojmë koalicionin nga ana tjetër ta lëmë të vetmuar kundërshtarin. Në Qershorin e 2009 dhe në Majin e Tiranës të vitit 2011 ai përfitoi nga dasia, një dasi që i përket të shkuarës ndërsa e ardhmja na vë përballë sfidave të mëdha dhe jam i bindur se do t'i kapërcejmë provë pas prove për një qeverisje më të mirë për Shqipërinë" - tha Rama.

Ai ftoi Aleancën Kuq e Zi t'i bashkohet frontit opozitar për të hequr Berishën nga pushteti dhe për ta nxjerrë në opozitë, por dhe për të ndërtuar një Shqipëri europiane pa nacionalizma.

"Uroj që AK të jetë pjesë e këtij fronti. Besoj që në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari që të për t'i shpëtuar fronteve opozitare prodhojnë parti radikale kundër vetvetes për të çoroditur votën e popullit. Jam i hapur për çdo forcë që bashkohet në 2 qëllime:
1- Qëllimi afat shkurtër: Ai i largimit të Berishës dhe familjes së tij dhe të dalë në opozitë
2- Qëllimi afatgjatë të ndërtojë Shqipërinë europiane pa nacionalizma që na lënë në një cep të padëshiruar ndërkohë që kemi të gjithë arsyet të kthehemi në forcë lider në rajon së bashku me Kosovën"- tha Rama në konferencën për shtyp ku ishte i pranishëm dhe sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala.
(ad.ti/shqiptarja.com)