Balla për akuzat e Bashës: Nëse kam lidhje me 3.4 mln eurot më bëni gjyqin në sheshin 'Skënderbej'

2018-06-26 0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur ?dhëmb më dhëmb? kryetarit të PD, Lulzim Basha, lidhur me akuzat për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit. Balla ka paralajmëruar Lulzim Bashën se do t?i japë një përgjigje dhe një mësim ekzemplar ditën e enjte në seancë plenare.

Më tej, deputeti socialist tha se Lulzim Basha ka lidhje me personat e përfshirë në çështjen e bllokimit të sasisë rekord të eurove në Durrës, duke paralajmëruar se këtë do ja thotë në sy në seancën e të enjtes.

Balla sfidoi kreun e PD, teksa tha se nëse vërtetohet se ai ka lidhje me këtë trafik parash, jo vetëm do të lërë mandatin e deputetit, por do të dalë në gjyq m?u në sheshin Skënderbej.

Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale, jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të mbroj gjyqin m?u në sheshin Skënderbej, nëse do kem lidhje me këta.

Në fund të kësaj historie Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. I kam gjetur disa lidhje të Bashës me këtë grup kriminal. Unë do t?i ruaj për të enjten në seancë plenare disa surpriza për Bashën.

Free Traffic Exchange