Report Tv - Gjyqtarët që shpëtuan Adriatik Llallën nga Vettingu

2018-06-18 1

Report Tv zbardh vendimin e datës 11 qershor, ku Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos rihapë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nga 5 gjyqtarët e trupës së kolegjit, tre prej tyre kanë votuar për të mos hapur Vettingun për Adriatik Llallën dhe dy kanë qenë pro hapjes së Vettingut.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së Vettingut për ish-kryeprokurorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë qenë kundra rihapjes së Vettingut ndaj Llallës.

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndalë Vettingun për Llallën, pasi ai dha dorëheqjen, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe duke hequr dorë si magjistrat.

Por këtë vendim e ankimoi Komisioneri Publik, i cili kërkoi që Llalla t?i nënshtrohet procesit të kontrollit të pasurisë, figurës dhe anës profesionale, pasi sipas komisionarit, dorëheqja ishte bërë në mënyrën jo ligjore.

Me këtë vendim dhe me votën e ish-paraardhëses së tij, Ina Rama, Llalla nuk do t?i nënshtrohet Vettingut, ndërsa prej disa kohësh ai qëndron jashtë vendit dhe prokurën e përfaqësimit me avokat në kolegj e lëshoi nga Turqia.