Report Tv - Gafurr Mazrreku 'Qytetar Nderi' i Hasit, reagon Edi Rama: Turp! Ç'janë këta këshilltarë

2018-06-18 9

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun "Qytetar Nderi" të Hasit, me motivacionin "Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor".

Vendimi është kundërshtuar nga Këshilltarët e djathtë të cilët kanë braktisur mbledhjen në shenjë proteste ndaj propozimit dhe vendimit të shumicës. Demokratët e kanë quajtur provokim dekorimin e Mazrekut, kjo pasi, ish-deputeti socialist i Qarkut të Kukësit, ka plagosur brenda sallës së Kuvendit, pas një sherri në foltore, Azem Hajdarin, ngjarje kjo e ndodhur 21 vite më parë.
Por edhe pse këshilltarët socialistë kanë marrë tashmë një vendim, vota e tyre nuk ka mbështetjen e kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë është shprehur nga mbledhja e grupit parlamentar socialist se këshilltarët e majtë kanë vepruar pa pyetur.

Rama ka thënë se ky propozim s?duhet të ishte bërë kurrë.

S?duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç?janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e nuk dimë gjë. Ç?janë këta të zgjedhur vendor që bëkan edhe peticione kundër nesh.

Edi Rama, kryeministër