Partia Demokratike denoncoi sot se kryebashk" /> Partia Demokratike denoncoi sot se kryebashk"/>

Ora News - Skandali/ Atentatori i Azem Hajdarit "shpallet" Qytetar Nderi i Hasit

2018-06-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike denoncoi sot se kryebashkiaku i Hasit ka propozuar dhënien e titullit Qytetar Nderi për atentatorin e liderit të demokracisë Azem Hajdari.

Flamur Noka nga selia blu tha se PD disponon vendimin ku ish-deputeti i PS-së Gafur Mazreku propozohet të nderohet me titullin më të lartë që jep pushteti vendor.

Noka: Dy dekada pas atentatit brenda në parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori deputet i Partisë Socialiste në atë kohë Gafur Mazreku propozohet nga Edi Rama për ti dhënë titullin Qytetar Nderi i Hasit.

Partia Demokratike disponon propozimin që kryetari i bashkisë së Hasit i ka bërë këshillit baskiak për të nderuar një vrasës si Gafur Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skandali-atentatori-i-azem-hajdarit-shpallet-qytetar-nderi-i-hasit