Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vettingu). Trenova ishte i pranishëm në seancë, ndërsa shoqërohej edhe nga avokati Saimir Lami. Trupa që do të gjykojë dosjen e prokurorit për pasurinë, aftësinë dhe integritetin përbëhet nga; Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Shqiptarja.com publikoi sot të dhënat për pasurinë e prokurorit. Nga verifikimet e komisionit të pavarur të kualifikimit Trenova rezultoi se nuk justifikonte pasurinë për apartamentin si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.
Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ?Ferit Xhajko?, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cënojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluaruar se ka aftësi për të ushtruar profesionin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit