Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka nxjerrë probleme me pasurinë e prokurorit të Prokuroisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, i cili është edhe një nga kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por prokurori pretendon se pasuria e tij është e justikuar dhe kërkon rikonfirmimin në detyrë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ketë të premte seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, i cili është edhe një nga kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurori ka deklaruar si pasuri një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh.
Por, KPK-ja shtoi se konstaton probleme me pasuritë dhe se ai nuk ka deklaruar se ka pjesë takuese në një shtesë pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në Paskuqan.
KPK-ja tha se është e paqartë edhe kontrata e qirasë të lidhur për një banesë në të cilën Troci jeton bashkë me familjen, e cila ndodhet pranë Pazarit të Ri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokurori-ramadan-troci-para-vetingut