Seanca në KPK për prokuorin e dosjes 'Tahiri', Dritan Prençi drejt rikonfirmimit në detyrë

2018-06-05 2

Pas gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, edhe prokurori Dritan Prençi, i cili është një prej prokurorëve që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet të kalojë me sukses Vettingun, pasi nga hetimi i KPK ka rezultuar me një pasuri modeste.

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pritet të konfirmohet në detyrë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se ai ka pasuri të ligjshme dhe nuk ka kryer deklarim të rremë. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se prokurori Prençi ka një apartament banimi 74 m2 në Kashar, të marrë me kredi, si dhe një makinë 'Golf' të blerë vetëm 50 mijë lekë.

Prençi ka apartament banimi 74 m2 në Kashar, të cilin e ka blerë me kredi. Ka një makinë tip ?Golf?, me vit prodhimi 1998, të cilën e ka blerë 500 mijë lekë të vjetra. DSIK vlerëson se Prençi është i pastër. Kemi bërë verifikime për prokurorin, ku rezulton se shtetasi H. P. e ka kallëzuar në vitin 2015. Për këtë kallëzim është vendosur mos fillimi i hetimit. Nga verifikimi ynë nuk ka indicie nga denoncuesi.