Ora News - Dhuna në protestë, Kasmi: U vetëmbrojta! Ardi Veliu me vizitoi për manipulim

2018-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi ka dëshmuar në Komisionin e Medias në lidhje dhunën që u ushtrua ndaj tij, gjatë protestës së 26 majit.

Ai ka rrëfyer se dhuna ndaj tij ka qenë e qëllimshme nga forcat e policisë. Kasmi thotë se ka qenë si gjithë gazetarët e tjerë duke bërë detyrën.

Sipas tij, edhe pse nuk ka një regjistrim të plotë për situatën, e gjithë dinamika kishte synim dhunën ndaj protestuesve.

Po ashtu ai ka treguar edhe vizitën që i bëri drejtori i policisë, Ardi Veliu. Sipas Kasmit vizita e Veliut kishte për qëllim manipulimin e të vërtetës,

Blendi Kasmi: Kam qenë në protestë duke filmuar dhe fotografuar, duke bërë punën time si para kryeministrisë edhe përpara ministrisë së Brendshme. Në kohën kur protesta po vijonte tek ministria e Brendshëm pati konforntime të protestuesve me policinë duke shkatërruar bandierat. Këto bandiera e bënin të pamundur që turma e protestuesve të vijonte rrugën e protestës. Ato bandiera u zhvendosën herë pas here dhe nuk kishte një kordon të qartë policie se ku ishte kufiri i policisë dhe ai i protestuesve.

Në këto kushte ne gazetarët kemi qendruar në një pozicion të lartë ku mund të bënim foto dhe të filmonim. Kam bërë shuëm foto dhe kam ndihmujar edhe kolegë të tjerë. Pas një kërkese që më është bërë nga një operator i një media, jam ulur nga ai pozicion ku isha duke e bërë filmimin dhe jam kam liruar vendin një kamera që mund të filmonte nga ai pozicion.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kasmi-u-vetembrojta-nuk-e-di-pse-shkopi-me-kapi-vetem-mua