Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Para ndeshjes me Ukrainën, në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, tha se ndeshja me Kosovën duhet harruar, dhe në sfidën e nesërme priten ndryshime.
?Kemi folur me lojtarët dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë koshientë që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë. Nuk ka ndeshje të vështira apo të thjeshta. Në futboll ndodh që të përjetosh një ?Black Out? dhe këtë përjetuam edhe ne me Kosovën. Kam parë në sy lojtarët e mi dhe jam i bindur që me Kosovën nuk ishin ata që unë njoh.
"Të gjithë ishin të mërzitur për paraqitjen e ekipit dhe në të tilla raste, duhet ulur koka për të punuar dhe për të reaguar. Jam i sigurt që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë serioze. Në futboll mund të fitosh dhe të humbasësh, por jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me Kosovën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miqesorja-me-ukrainen-panucci-ndeshja-e-duhur-te-harruar-ate-me-kosoven