Trajneri i kombëtares shqiptare,Chr" />
Trajneri i kombëtares shqiptare,Chr"/>

Miqësorja me Kosovën, Panucci: Pres sinjale përmirësimi, Superiorja "market" për kombëtaren

2018-05-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i kombëtares shqiptare,Christian Panucci doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës miqësore me Kosovën, që do të luhet nesër në Zvicër. Tekniku i kuqezinjve shoqërohej në këtë konferencë nga portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ndërsa vlerësoi përgatitjet e kombëtares gjatë këtyre ditëve të grumbullimit.

Këtë herë keni grumbulluar disa lojtarë nga Superiorja. Ka ndonjë strategji për këtë?

Superioren e ndjek thuajse çdo jave dhe kam nën vëzhgim të gjithë elementet që mund t?i shërbejnë kombëtares. Këtë herë ishte radha e Gurit, që ka bërë një sezon shumë të mirë, por lojtarë si ai dhe të tjerë, janë gjithmonë të mirëpritur, nëse paraqiten mirë.

Si ju është dukur gjendja e të grumbulluarve?

Kemi një grup shumë të mirë, që shfaq seriozitet dhe përkushtim në punë. Mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë dhe do punojmë akoma më shumë, për të qenë gati në Nations League. Dua që në atë kompeticion të dalim të parët dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Keni një mesazh për lojtarët që nuk janë grumbulluar këtë herë?

Janë ata që duhet të më japin një mesazh mua. Unë ndjek çdo fundjavë të gjithë futbollistët shqiptarë dhe vlerësoj paraqitjet e tyre. Në fund bëj vlerësimet e mia dhe grumbulloj ata që janë më në formë dhe që më garantojnë paraqitje dinjitoze. Në këtë kuptim, janë ata që duhet të më dërgojnë sinjale përmirësimi dhe forme të mirë, për t?i grumbulluar më pas.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miqesorja-me-kosoven-panucci-pres-sinjale-permiresimi-superiorja-market-kombetaren