Arrestohet 52-vjeçari në Fier për pastrim parash, dy të tjerë në kërkim, u bllokohet pasuria

2018-06-02 12

Një grup prej 5 personash që bënin pastrimin e parave është zbuluar në Fier. Në pranga ka rënë Xhevair Troka, pronari i një pike exchange. Në kërkim janë shpallur edhe vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Cilotaj, ndërsa në masën ?Detyrim Paraqitje? nga Gjykata janë lënë Agur Cilotaj dhe Jonida Cilotaj.
Ndërkohë Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të Shpëtim Cilotaj, Vladimir Cilotaj dhe Agur Cilotaj. Pjesë e pasurive që janë sekuestruar është edhe kompania ?Cilotaj LTD? në Fier, e cila është në pronësi të Shpëtim dhe Vladimir Cilotaj.