Zaev riformaton qeverine - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në vjetorin e formimit të qeverisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, propozoi riformatimin e kabinetit të tij qeveritar.
Kuvendi miratoi me shumicë votash 4 ministra dhe zv/ministra të rinj, në një seancë e cila zgjati deri në orën 23:00 mbrëmjen e së premtes.
Ndryshimi erdhi për shkak të zgjerimit të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Besa, Partinë Demokratike Shqiptare dhe Lidhjen e Romeve.
BDI dhe LSDM shkëmbyen postet e ministrave të Drejtësisë dhe Arsimit, Lëvizja Besa mori Ministrinë e Kulturës, ndërsa ai I PDSH-së do të jetë ministër pa portofol.
Kryeministri Zaev gjatë fjalës së tij në parlament tha se ndryshimet e reja do të kthejnë besimin tek institucionet dhe do të shërbejnë për të kaluar krizën e thellë politike, në mënyrë që vendi të antarësohet më shpejt në NATO dhe Bashkimin Europian.
Pas votimit ministrat e rinj bënë betimin.
Por, opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e vetë kryeministrit, pasi sipas tyre ai po e çon vendin drejt greminës dhe po ?shet interesat shtetërorë të Maqedonisë?.