Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shfuqizuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas dy orësh e gjysmë seancë këtë të hënë, Apeli i Krimeve të Rënda ka rrëzuar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj ish-ministrit dhënë tre javë më parë, duke e lënë atë të lirë.
Avokati mbrojtës Maks Haxhia u shpreh se me provat që disponon Prokuroria, mbi klentin e tij, Saimir Tahiri, nuk mund të rëndojë asnjë akuzë fajësimi. Sipat tij, hetimet ndaj Tahirit do vijojnë në gjendje të lirë.