Nuk ka zgjatur më shumë se dy javë " />
Nuk ka zgjatur më shumë se dy javë "/>

Ora News - Saimir Tahiri i lirë, Gjykata e Apelit i heq masën e "arrestit të shtëpisë"

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka zgjatur më shumë se dy javë arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e la të lirë ish-ministrin pasi vendosi shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë duke shuar masën shtërnguese e vendosur në 12 maj.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndonëse nga mediat trupit gjykues iu dërgua një kërkesë për të mundësuar ndjekjen e procesit nga salla e gjyqit.

Tahiri shoqërohej në seancë nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia i cili para seancës ka komentuar deklaratën e një dite me parë të ambasadorit Donald Lu.

Seanca në Apelin e Krimeve të Rënda zgjati mbi 2 orë, ndërkohë që Prokuroria ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke kërkuar arrest me burg ndaj ish ministrit. Por tre anëtarët e trupit gjykues, Sokol Bina, Sida Dollani dhe Femi Petku nuk u bindën nga provat e paraqitura nga akuza duke pranuar kërkesën e Tahirit dhe avokatit të tij për shuarjen e masës së sigurisë arrest shëpie.

Pas vendimit, në një reagim të dytë avokati Maks Haxhia tha se ky vendim duhet të ishte marrë që në shkallën e parë.

Maks Haxhia: Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.5.2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie.

Pyetje: Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?

Maks Haxhia: Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë.

Pyetje: Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?

Maks Haxhia: Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shuhet-masa-e-sigurise-arrest-shtepie-saimir-tahirin