Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë gati për të pritur vizitorët vendas dhe të huaj dhe për tu kthyer në destinacionet e kësaj vere.
Sezoni u çel zyrtarisht nën tingujt e muzikës tradicionale lezhiane dhe asaj moderne.
Kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj premtoi së gjithçka do të jetë më mire se vitin e shkuar, ndërsa tha se në pikun e sezonit edhe infrastruktura rrugore do të jetë e përmirësuar.
Fran Frrokaj: Garantoj pushuesit se rruga do të jetë e përfunduar.
Frrokaj foli për impulse të reja në administrimin e turizmit dhe me këtë rast prezantoi edhe administratorin e ri të Shëngjinit.
E pranishme në një tjetër aktivitet, deputetja Lindita Nikolla njëkohësisht ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ftoi qytetarët që të zgjedhin Lezhën për pushime pasi vera do të tjetë e mushur me aktivitete.
Nikolla: Ne do të mundësojmë që Shëngjini të ketë vrojtuesit e vetë këtë vit duke realiziuar jo vetëm detyrimin ligjor por detyrimin që kemi para gjithë pushuesve që zgjedhin Shëngjinin këtë vit.
Nikolla bëri të ditur se Lezha do të jetë vendpushimi i saj gjatë verës dhe theksoi se do të ndodhet pranë qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/lezha-cel-sezonin-turistik