Ora News - Pengesa e integrimit, Rama: Situata jo në favor por besojmë tek vendimi i qershorit

2018-05-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I kthyer rishtaz nga Samiti i Sofjes mes Ballkanit Perëndimor dhe BE, kryeministri Edi Rama tha se është optimist për hapjen e negociatave në qershor pa fshehur edhe frikën për vendimarrjen.

Nga Rinasi, shefi i qeverisë tha se axhendat mes rajonit dhe Brukselit përkojnë pak.

Rama tha se edhe erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë, duke pasur parasysh që nuk është një vendimarrje me shumicë por një vendimmarrje konsensuale.

Por Rama shtoi se përqëndrimi maksimal i qeverisë është i fokusuar tek kapërcimi i këtij momenti për të hyrë në një fazë të re.

"Të marrim një dritë jeshile dhe të shohim si do të përcaktohet rruga e mëtejshme pas çeljes së kësaj drite jeshile" u shpreh ai.

Edi Rama: Shënon një hap të rëndësishëm për afrimin në terësi mes Ballkanit Perëndimor dhe BE dhe intensifikimin e procesit të Berlinit në funksion të qasjes drejt objektivave të vendosura në këtë proces. Nuk ishte një Samit për temën që ne na intereson në mënyrë të veçantë por tema ishte e pashmangshme edhe si rezultat i këmbënguljes sonë për të shfrytëzuar hapësirën në dispozicon në funksion të përpjekjes tonë diplomatike deri në fund të qershorit. Patëm dy raste të rëndësishme, qoftë në mbledhjen e liderve, qoftë në drekën që e pasoi.

Rasti i parë me një axhendë formale, rasti i dytë edhe më i favorshëm se ishte bisedë e lirë. Gjithë 'pjesën e luanit' në drekën e liderve e mori dhe kjo temë dhe bëri që të ishte një drekë realitivisht e gjatë. Është e qartë, nuk është sekret, jemi në një fazë ku axhendat nuk përkojnë plotësisht, madje përkojnë pak. Axhenda jonë e objektivave të mëtejshëm të integrimit me axhendën e BE me objektivin e reformimit. Një axhendë në një situatë shumë kaotike, ka qëndrime të ndryshme dhe pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit europian nëse do të shkohet në këtë rrugë.

BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe kjo nuk ndihmon për atë që është objektivi dhe qëllimi ynë por ishte një mundësi e mirë që ne e shfrytëzuam maksimalisht dhe vazhdoj të mbetem optimist se në fund të qershorit do të kemi një rezultat pozitiv. Sesi do të artikulohet dhe çfarë mund të ketë ende rrugës drejt këtij artikulimi nuk mund ta them sot por përqëndrimi maksimal dhe përpjekja jonë është e fokusuar tek kapërcimi i këtij momenti për të hyrë në një fazë të re, që do të thotë të marrim një dritë jeshile dhe të shohim si do të përcaktohet rruga e mëtejshme pas çeljes së kësaj drite jeshile.

Në çdo rast të ri të çeljes së negociatave ka pasur gjithmonë formula dhe artikulime inovative.Patjetër që erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë, duke pasur parasysh që nuk është një vendimarrje me shumicë por një vendimmarrje konsensuale.Mjafton një vend i vetëm dhe gjithë procesi bëhet më i vështirë.

Konkluzioni im është se jemi në një fazë dialogu intensiv me nivelet më të larta dhe ajo që është pozitive është se kemi dhe një zbërthim të dialogut me nivelet më të larta në nivelin e dy...