Vendimi i qershorit, Ambasadori polak: "Integrimi në interes të shqiptarëve"

2015-08-22 0

Puna kryesore në procesin e integrimit, për cdo shtet kandidat duhet të fokusohet brenda vendit. Ky ka qënë mesazhi i Ambasadorit të Polonisë në vendin tonë, Marek Jeziorski, i cili në një intevistë për Ora News, tha se plotësimi i kushteve për integrimin, nuk duhet të shihet, si imponim nga ana e Bashkimit Europain, por si përpjekje e një vendi për të ndryshuar pozitivisht.

Ambasadori Polak, tha se integrimi është një proces strategjik për Shqipërinë, ndaj bëri thirrje që forcat poltike dhe shoqëria civile të bashkëpunojnë për ta çuar përpara këtë projekt.

Shqipëria është në rrugën e duhur për të marrë satusin në qershor, tha amabasadori Jeziorski, por sipas tij duhet të vijojë me reformat që burojne nga raport-progresi i Bashkimit Europian.