Report TV - Trajneri Mërxhushi: Arbitrat tanë janë me dy standarde

2018-05-17 0

Trajneri i disa skuadrave në Superiore, që nga Dinamo, Besa, Kastrioti, Apolonia apo Korabi, thotë që arbitrat gjykojnë me dy standarte.

?Për mendimin tim, nëse do t?i shohim gjyqtarët si një skuadër, janë skuadra për të rënë nga kategoria bashkë me Lushnjën. Në shumë raste gjyqtarët veprojnë me dy standarte, godasin aty ku nuk duhet, falin atje ku u duhet? ? shton Mërxhushi.

Kohët e fundit ka pasur polemika për trajnerët shqiptarë që drejtojnë në Kosovë, por Mërxhushi thotë se nuk duhet të ketë xhelozi.

?Ka një farë xhelozie dhe ambicie që nuk duhet të jetë. Ne jemi një komb, jemi një vend, nuk është aspak e ndaluar që edhe trajnerët kosovarë të drejtojnë në Shqipëri. Nuk është se janë më të zotë këta nga Shqipëria që shkojnë atje, por thjesht janë më me eksperiencë? ? përfundon trajneri Artan Mërxhushi.