A1 Report - Protestat e Kalivaçit, "Becchetti": Ata s'jane punonjesit tane

2015-08-21 2

Një javë më parë, zona e Kalivaçit u përfshi nga protesta të banorëve, të cilët deklaruan se kompania "Becchetti" kishte ndotur ujin e pijshëm dhe nuk paguante punononjësit. Banorët u shprehën shumë të revoltuar për sa i përket veprimtarisë që ushtronte kompania, duke dëmtuar komunitetin.

Ndërkohë, dje kompania "Kalivaçi Energy", pjesë e "Becchetti Group" ka reaguar, duke theksuar faktin se të gjitha detyrimet ndaj punonjësve të saj janë shlyer.

Protestat e banorëve kjo kompani i ka cilësuar si të ndërmarra nga "persona të papërgjegjshëm, me qëllimin e vetëm që të dëmtojnë padrejtësisht dhe të hedhin baltë mbi emrin e mirë dhe imazhin e investitorit dhe të atyre që punojnë në projektin e Kalivaçit".

Gjithashtu, kompania ka nënvizuar faktin se, gjatë protestës janë përdorur mënyra të paligjshme për të prishur qetësinë publike dhe janë përdorur kërcënime ndaj personelit të saj. E gjitha kjo, sipas kompanisë, është ndërmarrë nga persona që synojnë "të nxjerrin përfitime të padrejta".