Ora News - Ja dëshmitari X i audiopërgjimit: E vura në provë Agron Xhafën se më la në baltë

2018-05-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD doli sot në mesditë në një konferencë të jashtëzakonshme për të publikar me zë e figurë idëshmitarit X i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD të hënën, bashkëbisedon me Agron Xhafën për pazare droge.

Në një intervistë rreth 10 minuta dëshmitari X i identifikuar si Albert Veliu tregon të vërtetën e tij dhe lidhjen që ai ka me Agron Xhafaj, vëllanë e ministrit të Brendshëm.

51 vjeçari tregon sesi në vitet 2000 kishte punuar me Agron Xhafën për trafik droge, si kishte hyrë në burg dhe i kishte ngelur hatri pse Agroni nuk i kishte çuar asnjë pako cigare në burg.

I pyetur pse kjo hakmarrej? Ai përgjigjet: E vura në provë për ta zhveshur se kush është Agron Xhafaj.

Ai garanton se audio përgjimi është autentik por se nuk është bërë prej atij por ndoshta nga persona të tjerë që ndjekin Agron Xhafajn. Po ashtu ai shton se pas audiopërgjimit shefi i krimit e ka marrë në telefon, edhe pse emri i tij nuk ishte shfaqur asnjëherë.

Madje ai thotë se në këtë bisedë janë të përfshirë 4 perosna, ai vetë, vëllai I minisyrit, ermali që ai thotë se është punonjës i policisë kufitare.

Ai hedh dhe akuza të forta në adresë të policisë së Vlorës kur thotë se 30 minuta pas publikimit të videos djalit të tij i është thënë se zëri në atë audio ishte i tij. Më ofruan mbrojtje deklaron Alberti çka tregon se punonjësit e policisë kishin dijeni të plotë për këtë përgjim dhe kur unë as kisha kërkuar dhe as kërkoj mbrojtje nga askush.

Pas dëshmisë Basha paralajmëroi Edi Ramën e Fatmir Xhafën të mos prekë dëshmitarin. "Për çdo hap që do të ndërmarrin rrëmbyer, terrorizuar dhe vënien në presion Albert Veliun dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj do të marrin përgjigjen e merituar nga populli, opozita"

Herë pas herë gjatë intervistës dëshmitari ngatërrohet me referencat kohore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-konference-te-jashtezakonshme-skenari-kriminal-i-rames-e-xhafajt