#rtvora #oranews
Përmbytjet e dy ditëve më parë kanë shkaktuar dëme të shumta për shumë familje e biznese në qytetin e Laçit. Zona më e prekur është lagjia numer 4, pasi niveli i ujit nga vërshimi i përroit arriti deri në 1 metër mëngjesin e së premtes.
Pas tërheqjes së ujit banorët kanë nisur të pastrojnë baltën dhe inertet që ka lënë pas përmbytja.
Ata thonë se vërshimi i ujit ju ka shkaktuar dëme të shumta, ndërsa e konsiderojnë të pafalshme mosndërhyrjen në rehabilitimin e përroit që kalon përmes qytetit, i cili është një kërcënim i vazhdueshëm për qytetin.
"Janë 40 familje në katet e para që kanë falimentuar. Shkak janë dy përrenjtë këtu që bëjnë shkatërrimin e Laçit. Fondet janë ngrënë nga kryebashkiakët e Laçit në 30 vjet."
Kjo është përmbytja e dytë që ndodh brenda një kohë të shkurtër në zonën e Kurbinit, ndërsa ndërhyrjet emergjente të kryera nuk po japin rezultat.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/permbytjet-ja-lene-vendin-baltes-ne-lac-bombe-me-sahat-dy-perrenjte
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz