LGBTI kerkon ndryshime ne dokumentet zyrtare, reagon Komuniteti Mysliman

2018-05-17 0

Pas reagimeve të ashpra që ngjalli në opinionin publik një fushatë sensibilizuese e komunitetit LGBTI në shkollat e mesme të Tiranës, një tjetër debat po ndizet nga një tjetër nismë e këtij komuniteti.

Një ditë më parë Ambasada Pink ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për njohjen e identitetit gjinor në Shqipëri, ku kërkohet që pas moshës 14 vjeç, çdo individ të përcaktojë vetë cilës gjini i përket dhe ndryshimi të reflektohet në të gjitha dokumentet zyrtare.

?Të gjitha ato persona që janë trans dhe duan të ndryshojnë gjininë e tyre dhe dokumentat zyrtare, siç është karta e identitet, pasaporta apo dokumente të tjera duhen ti jepen personit me identitetin që ai apo ajo beson. Ne kemi menduar që mosha minimale duhet të jetë që 14 vjeç?.

Aktualisht, identiteti gjinor përcaktohet nga mjeku që në lindje. Dhe debati ka nisur. Komuniteti Mysliman është i pari që reagon ashpër.

?Duke filluar që nga regjistrimet në certifikatat janë si ato fitilat e vegjël të cilët minojnë makro -familjen dhe shoqërinë shqiptare?.

Projektligji për njohjen e identitetit gjinor është një model i adaptuar nga Malta dhe Argjentina. Por Ambasada Pink nuk do të ndalet këtu. Ajo do të nisë edhe një fushatë kombëtare për njohjen ligjore të martesës dhe bashkëjetesës mes personave me të njëjtën gjini, një hap të cilin shoqëria shqiptare nuk duket e gatshme ta pranojë.

"Në fakt, ky ndryshim por dhe kërkesat e tjera të kësaj natyre janë totalisht të papranueshme, qoftë për në si komunitet mysliman të Shqipërisë, por edhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Familja është shoqëria në miniaturë dhe vetëmbrojtja e saj, ashtu siç e ka falur Zoti, siguron dhe vazhdimësinë e jetës".

Free Traffic Exchange