https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Komuniteti Mysliman kundër përfshirjes në "Xhihad" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, shifra e mbi 100 shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës që luftojnë në Siri ka ngjallur reagimin e Komunitetin Mysliman në Tiranë. Në një intervistë për Vizion Plus, nënkryetari i këtij komuniteti, Gazmend Aga, shprehet se besimtarët shqiptare që kanë shkuar në Siri për Xhihad ose e njohur si "Lufta e shenjtë", janë mashtruar, pasi një nismë e tille bie ndesh me parimet bazë të fesë myslimane. Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman në vend shkon edhe më tej, kur thotë se janë porositur klerikët nëpër xhami që t'u tërheqin vëmendjen besimtarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj çdo nxitje të tillë. Një ditë më parë, përmes një videoje të publikuar në You Tube shqiptarët që luftojnë përkrah Al-Nusras, organizatë që ka lidhje me Al-Kaedën mohuan pengmarrjen e familjeve shqiptare. Ata thanë se janë shëndoshë e mirë. Në Siri, ku jeton dhe një komunitet shqiptar, krahas luftës me mbështetësit e presidentit Bashar al-Assad ka dhe një përplasje mes tre grupeve në radhët e rebelëve.