Partia Demokratike çon çështjen e Agron X" /> Partia Demokratike çon çështjen e Agron X"/>

Ora News - PD çon çështjen Xhafaj tek "Media": S'ka seancë normale pa u dorëhequr Ministri

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike çon çështjen e Agron Xhafaj në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit dhe Kulturës.

Ndryshe nga mbledhjet e tjera, në këtë komision kanë zbarkuar dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike që nuk janë pjesë e Komisionit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, paralajmëroi se nuk do të ketë seancë normale në asnjë komision derisa Minsitri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të japë dorëheqjen.

Spaho: Nuk shkohet në Europë me kriminelë dhe një qeveri narkotrafikantësh. Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen. Derisa Ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen nuk do të ketë seancë normale në asnjë komision.

Flamur Noka: Ky vend nuk mund të vazhdojë më duke trashëguar Ministra trafikantë. Ka vetëm një zgjidhje, duhet pastruar njëherë e mirë e gjithë kupola shtetërore dhe gjithë administrata e shtetit nga njerëz të krimit dhe njerëz të lidhur me krimin. Shembulli duhet të fillojë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeministri.

Deputetët e mazhorancës kundështuan këtë strategji të demokratëve, duke kërkuar me insistim ti qëndrojnë rendit të ditës së kësaj mbledhje, që ishte trashëgimia kulturore.

Fidel Ylli: Hapni mbledhjen dhe bëni deklaratën për të cilën keni ardhur.

Albana Vokshi: Kemi ardhur për të diskutuar për projektligjin e muzeve. Kemi denoncuar prej një jave fakte tronditëse për vëllain e ministrit të Brendshëm. Agron Xhafaj i dënuar me 7 vite e dy muaj, por nuk ka vuajtur asnjë ditë burg.

Pas disa minuta qëndrimi, deputetet socialiste u larguan nga Komisioni duke braktisur mbledhjen ndersa fliste deputeti Noka.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-con-ceshtjen-xhafaj-tek-media-ska-seance-normale-pa-u-dorehequr-ministri