Zbulohet strategjia e PD për "çështjen Xhafaj", nesër protesta, të enjten bllokojnë parlamentin

2018-05-15 0

Report Tv zbardh skenarin e opozitës që synon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nën drejtimin e Lulzim Bashës, opozita zhvilloi sot një takim në selinë blu, ku të pranishëm ishin Kryemadhi, Mediu, Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Report Tv mëson se nesër opozita do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin me cdo kusht të Fatmir Xhafajt.

Ndërsa ditën e enjte do të bllokohet parlamenti, ashtu sikur ndodhi edhe një javë më parë. Aksionet opozita i ka nisur që ditën e sotme, pasi i gjithë grupi i PD është paraqitur në komisionet parlamentare duke bllokuar punimet.

Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi e akuzojnë se ka mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i cili është i dënuar nga drejtësia italiane me 7.2 vite për trafik droge.