PS-PD, vijon perplasja per Xhafajn

2018-05-15 0

Pas parlamentit, mazhoranca dhe opozita kanë vijuar të replikojnë në distancë për akuzat e demokratëve ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Vasilika Hysi krahu i tij i djathtë i Fatmir Xhafajt në hartimin e Reformës në Drejtësi, i quan të pabaza akuzat që lidhin Ministrin me falsifikime të Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur vëllain e dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge.

Hysi thotë se nenin 491 pika f ku parashikohet rastet e mosekstradimeve është në përputhje me Konventën e Ekstradimeve.

-Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë.

- Ky variant i miratuar është dërguar me e- mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër.

Por demokratët përgënjeshtrojnë dhe thotë së Konveta Europiane e Ekstradimeve nuk e parashikon si rast përjashtimor rastin e Agron Xhafajt.

Faktin se neni 491 nuk është standard i Konventës Europiane, demokratët thonë se e ka gjatë një vizite në Tiranë edhe ministri i Drejtësisë italiane. Ata paraqitën edhe një prononcim te ministrit për këtë çështje.

Vetë ministri Xhafaj i kontaktuar nga Tv Klan nuk ka pranuar të komentoi akuzat e reja të demokrateve. Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë të marre në përgjegjësi penale ministrin për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion të zyrtareve të lartë.