Report TV - Sarandë, rruga e manastirit '40 shenjtorët' e amortizuar, turistët kthehen mbrapsht

2018-05-15 10

Qyteti i Sarandës mbart të njëjtin emër me atë të manastirit të 40 shenjtorëve, por që më pas është kthyer dhe është i vendosur emri që ka sot Sarandë. Edhe pse me një historik të lashtë ky manastir thuajse ka kaluar në dorë të dytë sa i përket guidës turistike të për të huajt.

Shumë prej tyre kanë informacione historike për manastirin e 40 shenjtorëve, por kur ata vijnë në Sarandë nuk arrijnë të shkojnë në këtë vend të vizitueshëm. Përveç vlerave muzeale që mbart manastiri, pamja që të ofrohet nga pika ku është i ndërtuar ky objekt është magjepse.

Free Traffic Exchange