Sarandë, nisin punimet për ndricimin e manastirit të "40 Shenjtorëve"

2015-08-22 4

Sarandë- Falë një investimi nga kompani të ndryshme dhe biznesit sarandiot, është bërë e mundur nisja e punimeve për ndriçimin e manastirit të "40 Shenjtorëve"monument kulture.

Ndricimi i këtij vendi me një moshë mbi 1500 vjecare dhe kaq të vizituar nga turistët, do ta bejë atë më tërheqës, nxjerrë në pah afresket e tij, të cilat do të dallohen qartë, jo vetëm ditën, por edhe në orët e mbrëmjes.

Përgjegjësi i Zyrës së monumenteve të Kulturës, Vladimir Demaj, tha se kjo është një ndër nismat e institucionit për të krijuar një infrastukturë të re shërbimi tek manastiri i "40 Shenjtorëve ", i njohur si simboli i Sarandës, i cili i ka dhënë emrin edhe qytetit.

Rrethimi i sinagogës në qendër të qytetit është një tjetër projekt, që do të realizojë ky institucion ndërkohë, që data 10 maj, ditë në të cilën Saranda hap zyrtarisht sezonin turistik do ta gjejë manastirin e "40 Shenjtorëve të kompletuar të paktën sa i takon ndricimit të tij.