Ora News - Rama flet për Xhafaj: Lu e BE kanë verifikuar, s'kanë folur e s'kanë çfarë thonë

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se po bëjnë gjithçka po hedhin baltë tek ndërkombëtarët me qëllim mos çeljen e negociatave.

Rama i quajti "flamurtarë të padrejtësisë ndaj Shqipërisë" dhe dha një detaj se para se PD të publikonte në Tv dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kishte shpërndarë në anglisht.

Ndërkohë opozita nuk ndodhej në seancë pasi u largua

Edi Rama: "Fakti është i njohur botërisht. Por fakti nuk është i njohur vetëm për të gjithë ata shqiptarë që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është shfaqur, sepse nuk janë të detyruar që ta kenë gjithmonë mendjen shqiptarët tek gjithë kjo tollovi e madhe, por është e njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Dhe nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë të vërtete lidhur me përgjegjësi të çfarëdo natyre të ministrit tonë të Brendshëm besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme bindjen time se përpara se të flisin këta do kishte folur miku ynë, protagonist i jetës sonë publike ambasadori amerikan, do kishte folur Bashkimi Europian, do kishin folur ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar.

Ata as kanë folur dhe as nuk kanë çfarë të thonë fare sepse për ta ky është fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, sepse kjo ndodhi' e publikuar dje me bujën e një lajmi sensacional, i përket kohës kur qeverisnin këta as për qeverinë tonë të parë, as për ktë qeveri dhe as për personalisht ministrin e Brendshëm."

Dosja e PD-se për Xhafën u shpërnda edhe anglisht. Duan të pengojnë çeljen e negociatave

Fakti rishfaqet sot për një arsye aktuale. Duan të vazhdojnë atë që kanë nisur, të pengojnë celjen e negociatave duke vazhduar të helmojnë sa të munden gjakun dhe mëndjen e kujtdo në cdo parlament të atyre vendeve që sot mbeten kyce pr të marrë vendimin për të thënë jo

Nuk ka asnjë kërkesë nga autoritetet formale as informale nga autoritetet italiane
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-flet-xhafaj-fatki-i-njohur-nga-lu-e-be-ska-asnje-implikim