Report TV - "Xhafaj", Manja: PD s’flet më për audiopërgjimin, e dinë se çfarë gatuan me ‘Babalen’

2018-06-11 0

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh te ?5 pyetjet nga Babaramo? se PD nuk e përmend më audipërgjimin e pretenduar të Agron Xhafajt, duke faktuar kështu, sipas tij, se e gjitha ishte një montaturë me qëllim destabilizimin e vendit.

Manja tha se opozitës i dështoi plani i ?Babales? dhe për këtë personazh me të shkuar të errët, organizoi edhe një protestë, por që u braktis nga qytetarët.

Audiopërgjimi është i montuar, për të krijuar situatën e një paqëndrueshmërie politike, apo destabiliteti, në prag të samitit të qershorit, ku presim një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Falë punë dhe reformave të ndërmarra nga qeveria dhe jo siç pretendon opozita duke e lidhur me situatën gjeopolitike në rajon apo dhe më gjerë.

Në këtë vapë qershori prodhuan edhe një kauzë të turpshme me personazh ?Babalen?. Opozita e fillon punën në mëngjes me ?Babalen? dhe e mbyll po në darkë me ?Babalen?. Por, Partia Demokratike s?e përmend më audiopërgjimin, merren me hetimin e rastit tani. Sepse ata e dinë se çfarë kanë gatuar me atë audiopërgjim.

Ulsi Manja, kryetar i komisionit të Ligjeve