Report TV - Mashtrimi me tollonat, shtohen 15-të kallëzime të reja ndaj 'Gulf'

2018-05-15 1

Hetimeve për falimentin e kompanisë së naftës ?Gulf?, i janë shtuar dhe 15 kallëzime të reja. Denoncimet kanë mbërritur në prokurorinë e Tiranës, ku banorë të ndryshëm, disa institucione shtetërore por edhe kompani private që kanë blerë tollona nafte në kompaninë ?Gulf?, kërkojnë ndjekjen penale dhe shpagimin e dëmit ekonomik nga personat përgjegjës.

Një burim pranë akuzës së kryeqytetit tha se të gjithë kallëzimit e depozituara janë bashkuar në një dosje të vetme, të cilat janë duke u hetuar me imtësi. Hetimet për këtë çështje kanë përparuar për sa i përket verifikimit te depozitave qëndrore të naftës të kësaj kompanie, të cilat kanë rezultuar të jenë bosh.

Por pavarësisht se në prokurori ka pasur 15 kallëzime për këtë mashtrim që përllogaritet diku tek 1.5 milion euro, organi i akuzës ende nuk ka proceduar me kërkesën në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj personave përgjegjës që kishin ngritur në këmbë këtë skemë mashtrimi. Burimet i thanë gazetës ?Shqiptarja.com? se institucionet shtetërore kanë rënë brenda në këtë skemë mashtrimi, pasi kanë shpallur fitues kompaninë ?Gulf? në disa tendera për blerje nafte.

Free Traffic Exchange