Report TV - Sheshi "Skënderbej", Veliaj: Shtohen 20 linja të reja urbanësh në Tiranë

2016-04-19 0

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe sot turin e dëgjesave për projektin e sheshit ?Skënderbej? me banorët e Njësisë Administrative nr.9.

Të pranishëm në takimin prezantues të këtij projekti ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, koordinatorët e projektit, anëtarë të Këshillit Bashkiak, urbanistë, si dhe qytetarë, banorë të njësisë 9.
veliaj degjese publike
Që në krye të herës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se njësia 9 është njësia që përfiton më shumë, jo vetëm nga ky projekt i bashkisë, por edhe nga projekti i Unazës së Vogël dhe i zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Kjo, jo vetëm se do të sjellë një infrastrukturë të re dhe sipas standardeve, por edhe sepse ato do t?i japin një vlerë tjetër pronës në të gjithë zonën ku shtrihen këto projekte.

?Mjafton të pyesni agjencitë imobiliare për të kuptuar se vlera e pronës është rritur kudo ku bashkia po punon. Ku ka investime rritet vlera e pronës?, u shpreh kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.