Xhafaj: Vetting-u nuk do te godase policet e thjeshte

2018-05-15 1

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha ketë të premte gjatë takimit të forumit qytetar në Lezhë se Vetting-u në radhët e Policisë, Gardës dhe Shërbimit të Çështjeve Brendshme nuk ka qëllim të ndëshkojë policët e thjeshtë, por do të ndëshkojë të inkriminuarit dhe të korruptuarit.

Për të luftuar grupet kriminale shqiptare të përfshirë në aktivitete kriminale jashtë vendit, ministri bëri të ditur se një njësi e Policisë së Shtetit do të instalohet në Gjermani.

Ministri foli gjithashtu për rritjen e sigurisë në rrugë, duke thënë se në akset kombëtare në të gjithë vendin do të monitorohen me kamera.