Pas largimit nga detyra të Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë ministrin e ri në detyrë Fatmir Xhafajn.
Gjatë takimit me drejtuesit e policisë, Edi Rama u shpreh se është i bindur se ministri i ri do të vazhdojë të vijojë me vullnet reformimin e Policisë.
E ndërsa Xhafaj, në fjalën e tij të parë si ministër, është shprehur se sfida e tij kryesore gjatë drejtimit të ministrisë së Brendshme është fshirja e Shqipërisë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin.
Ai u shpreh se do të ketë tolerancë zero për të gjithë punonjësit që merret e përfshirë në trafikun e drogës si dhe deklaroi se ka ardhur koha për të bërë "Vetting" dhe për figurën morale të policëve.
"Nuk do lejojmë përfshirjen e policisë në zgjedhje, zgjedhjet dhe policia janë të qytetarëve. Mendoj se ka ardhur koha për të bërë "Vetting" dhe për figurën morale të policëve", u shpreh Xhafaj.
Puna e bërë nga ish- ministri i Brendshëm Saimit Tahiri është vlerësuar me notat më pozitiva si nga kryeministri Rama ashtu edhe nga vetë ministri i ri Xhafaj.
"I shpreh vlerësimin ministrit paraardhës, por shpreh dhe bindjen se ministri i ri do të vazhdojë punën me vijë të palëkundur punën e nisur 3.5 vite më parë", u shpreh rama.
"Vlerësoj punën e bërë me përkushtim të punës së Tahirit i cili ka një meritë të veçantë në ngritjen e Policisë së Shtetit", tha Xhafaj.