Aktorja e mirënjohur Ema Andrea ka komentuar sot mbi garën për drejtimin e Teatrit Kombëtar duke kujtuar se artistët shqiptarë vijojnë të jenë të varur nga politika. Duke folur në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, ku Andrea ishte ftuar për të folur mbi shfaqjen që ka vënë në skenë si regjisore në Teatrin e Metropolit ?Natën Ma?, ajo u pyet nga gazetarja Erjona Rusi nëse pati apo jo një garë të mirëfilltë për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar.
?Kjo është një pyetje të cilën unë nuk mund ta vërtetoj dhe nuk mund të flas apriori ose sepse kam një intuitë. Mund të them vetëm që ne ishim 3 kandidatura të deklaruara, momentin e fundit u vetëdeklarua edhe ish-drejtori, sot drejtori i TK. Di të them që u bë konkursi s ii shkruar dhe u bënë dëgjesat në komision. Di që drejtori është falenderuar 1 ditë përpara nga vetë kryeministri.
Për sa kohë gjërat shkojnë në rregull dhe për sa ata e kanë në dorë zgjedhjen dhe për sa zëri i artistëve që nuk janë gjithmonë të kënaqur , edhe pse nuk munden gjithmonë të protestojnë sepse janë shumë të varur, unë nuk u vë shumë faj, nuk dëgjohet dhe në dorë e ka kryeministri dhe ministria për ta vendosur dhe janë të kënaqur, pra u shkon dhe ti nuk ke asnjë mundësi për ta ndryshuar këtë atëherë .
Pavarësisht zhgënjimit, Andrea u shpreh se do të garonte sërish për drejtimin e Teatrit Kombëtar nëse do të kishte një tjetër mënyrë përzgjedhje.