Në mbrëmjet e ftohta të dhjetorit, " />
Në mbrëmjet e ftohta të dhjetorit, "/>

Ora News -Helena Kadare zgjedh Tiranën, "Një gram paqe vlen më shumë se një ton fitore!"

2018-05-10 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbrëmjet e ftohta të dhjetorit, Helena Kadare, na fal një bisedë të ngrohtë ku flet për jetën e saj dhe për librin, ndoshta më të pëlqyer, "Kohë e pamjaftueshme".

Në një bashkëbisedim për Ora News, bashkëshortja e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, flet me nostalgji dhe dhembje në të njëjtën kohë, kur kujton peripecitë për t'u informuar përmes leximit. Këtu ajo sjell në vemendje një mik të vyer, Gim Myftiu, nga i cili thotë se merrte libra fshehurazi.

Helena Kadare: Nga ai përfitonim librat nga ato që ne nuk i merrnim dot dhe ai na i jepte fshehurazi. Ajo shkonte dorë më dorë.

Ka jetuar në Paris, në qytetin e dashurisë, por thotë se ndihet mirë në Tiranë, dhe kërkon ta mbyllë jetën këtu.

Helena Kadare: Për mua ka ardhur ky moment, jo se nuk e cmoj Parisin por unë ndihem mirë këtu dhe këtë e dinë të gjithë. Ndihem vërtet shumë mirë kur jam në Tiranë, do doja që jeta ime të përfundonte këtu dhe jo atje.

Flet edhe për bashkëshortin, por kur vjen fjala te sakrifica për të ushqyer fëmijët, ajo tregon netët, gjatë diktaturës, kur zgjohej në orën 2 të mëngjesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bisede-e-ngrohte-me-helena-kadare-nje-gram-paqe-vlen-me-shume-se-nje-ton-fitore