Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News.
Tare: Kjo reformë na ka lënë në një gjendje të tillë që ju jeni në dijeni. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jo funksionale.
Rama: Është pjesë e një procesi. Nuk janë jashtë parashikimeve të një operacioni të rëndë që do t'i shkojmë deri në fund.
Tare: Ndërkohë në dhjetor, u zgjodh kryeprokurorja e Përgjithshme..që mund të shkojë me një mandat edhe një vit tjetër..
Rama: Reforma jonë e drejtësisë është reforma më e shpejtë e bërë në të gjithë Evropën ish-komuniste. Kemi ndryshuar Kushtetutën. Kemi filluar pastrimin e pallatit të drejtësisë. Nga pikëpamja e shpejtësisë askush nuk e ka bërë më shpejt se ne.
Tare: A ka vonesa të qëllimshme?
Rama: Vonesa të qëllimshme? Procesi i vettingut është një proces dypalësh. Pala shqiptare ka qenë gati më parë, ajo evropiane më vonë. Kemi në Kushtetutë OMN-në. Kemi një grup prokurorësh evropianë dhe amerikanë që monitorojnë. Të më tregojnë se kush i ka bërë këto dhe pastaj të shohim shpejtësinë. Kjo është reforma më e thellë për të transformuar një sistem drejtësie në harkun e kohës që e kemi bërë.
Tare: Në fjalimet tuaja është vënë re edhe më përpara, një lloj përdorimi i Vettingut për t'i kërcënuar gjyqtarët...Pse përdorni këtë gjuhë?
Rama: Nuk kam kërcënuar askënd. Kërcënim quhet kur i drejtohesh dikujt specifikisht. Ndërsa kur flet për një fenomen që e ka vrarë dhe rivrarë shoqërinë shqiptare nuk quhet kërcënim, quhet vënie në sytë e të gjithëve të faktin se kemi të bëjmë me një kancer që duhet ta luftojmë. Nuk ka askush pse të ndihet i kërcënuar. Në sistem ka plot gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë pritur këtë ditë që të lihen të qetë të bëjnë punën e tyre me integritet dhe të mos mbeten si mollët në një arkë me mollët e kalbura.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-tonight-vetingu-pastroi-dhe-peshq-te-medhenj